“Dhjetëra vende punë e miliona euro investime”, Kompania Drenica përmbyll vitin 2023 me progres të madh në Gjermani!

Kompania e familjes Veliqi nga Skenderaj, Ileaa Group është një kompani me përvojë disavjeçare në fushën e ndërtimeve të larta dhe të ulëta, e cila edhe gjatë vitit 2023 ka shënuar progress të madh jo veç në Kosovë por edhe në Gjermani, shkruan portali rajoni.org.

E Progresi i arritur në kompani nuk do të ishte i mundur pa punën e drejtorit Enis Veliqit, synimi i të cilit është që në vitin 2024 të trefishoj suksesin e arritur në vitin 2023.

E për të gjitha këto, Drejtori Veliqi i është drejtuar me një letër falenderimi punëtoreve të tij në Gjermani.

Letra e plotë

I lumtur dhe jashtëzakonisht i nderuar që sonte në këtë darkë solemne po përmbyllim vitin e punës së kompanisë “ILEAA GROUP”, në Gjermani.

Rruga jonë deri këtu u bë hap pas hapi dhe pa u ndalur në asnjë moment. E ndërtuam atë më shumë mund, përpjekje dhe sakrifica. Nuk u dorëzuam. Dhe nuk u stepëm e as nuk u ligështuam para vështirësive. Pikërisht kur të tjerët e panë pamundësinë, ne së bashku me të gjithë ata që u angazhuan në kompaninë tonë e pamë shansin jetësor. Fryt i këtij besimi dhe angazhimi janë edhe rezultatet e punës që po i korrim sot, e që jam i bindur do të na shoqërojnë në vazhdimësi! Urime